Ronela është ajo që është dhe nuk e ka kompleks të publikojë foto të trupit pa i futur asnjë filtër apo fotoshop. Së fundmi këngëtarja ka postuar disa foto me bikini pa i modifikuar aspak format trupore dhe kjo gjë është komplimentuar nga shumë ndjekës të saj. Mirëpo kishte edhe nga ata që e gjykuan Ronelën për peshën e saj dhe kjo si duket e ka acaruar atë dhe në njëfarë mënyre me të drejtë. Hajati postoi në Instastory një video ku iu drejtua skeptikëve me fjalët:
"Unë publikoj foto për qejfin tim pa asnjë kompleks me dëshirë shumë të madhe dhe më shumë inat më vjen se komentet negative vijnë nga persona që në Instagram kanë zero foto dhe zero njerëz që i ndjekin, kjo tregon sa të bukur janë vetë. E gjithashtu habitem se shumica prej tyre janë femra që shajnë femrat me komente të shpifura sepse ato komente ashtu janë të shpifura. Gjithsesi vajza hipini të dashurëve dhe nxirreni inatin dikur tjetër.”
Por ju mund të shihni reagimin e Ronelës në videon më poshtë siguruar nga intv.al