Bora Zemani ishte e ftuara e parë e “Binjakët” emisioni më i ri i dy vëllezërve simpatikë Donald dhe Romeo Veshaj. Ndër të tjera ajo u vendos edhe përballë Donaldit në lojën “Të bëftë mirë”, ku i drejtuan njëri-tjetrit pyetje pikante, duke na zbuluar shumë detaje rreth romancës së tyre.
Mirëpo, ndër të tjera, Donaldi e pyeti partneren e tij “Më thuaj emrin e personazhit që është munduar të kopjojë firmën tënde?”
Fillimisht, moderatorja u mundua të shmangej duke thënë “S’e ka kopjuar njeri. Kush e ka kopjuar?”, teksa aktori këmbënguli sërish: “Po të ka kopjuar pra. Ti e di shumë mirë. Tregohu e sinqertë me njerëzit.”
E pas kësaj Bora shtoi: “Gojët e liga thonë që mund të jetë dikush por unë vetë nuk di gjë, kështu që nuk po e them!”
Natyrshëm na lindi pyetja se kush mund të jetë personi në fjalë dhe ishte e udhës që të bënim “një vëzhgim” në rrjetet sociale për të parë se ç’thonë këto “gojët e liga” që përmendi Bora, shkruan iconstyle.
Dhe si në llogarinë e saj të Instagramit, si në llogarinë e Donaldit, apo edhe në You Tube pamë vetëm një emër: Alketa Vejsiu, siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme.
Nuk e dimë nëse edhe Bora e ka patur fjalën për Alketën, por të dyja kanë hedhur në treg rroba sportive me firmat përkatëse.