INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gola dhe spektakël, Shqipëria mund me ''poker'' Islandën

Gola dhe spektakël, Shqipëria mund me ''poker'' Islandën

Publikuar më: 22:39 10-09-2019

Kombëtarja jonë rigjen fitoren, entuziazmin dhe merr një sukses shumë të rëndësishëm që na mban në lojë për kualifikueset e “Euro 2020”. Skuadra jonë ka fituar me “poker” 4-2 ndaj Islandës, në një ndeshje të bukur dhe të mbushur me shumë emocione.

Trajneri Edy Reja e nisi ndeshjen me plotë 6 ndryshime nga ndeshja me Francën, duke hedhur në fushë Dermakun, Lenjanin, Gjasulën, Memushajn, Cikalleshin dhe Manajn. Ndeshja nisi mjaft mirë për ekipin tonë, teksa në minutën e 13-të, Manaj krijoi një shans të artë, por sulmuesi ishte i pafat, pasi goditja e tij përfundoi në shtyllë. Sulmuesi i talentuar i kombëtares sonë do të ishte protagonist në fraksionin e parë duke qenë këcënimi kryesor në portën e islandezëve. Këmbëngulja e kuqezinjve do të shpërblehej në minutën e 33-të, teksa Dermaku shfrytëzon më së miri një krosim të Memushajt, duke kërcyer më lart se të tjerët brenda zonës. Loja e skuadrës së Rejës do të ishte mjaft e mirë deri në fundin e pjesës së parë duke vazhduar me aksione sulmuese.

Fraksioni i dytë ndërkohë do të niste në mënyrën më të keqe, teksa Sigursson përfiton nga një përgjumje e Ismjaljit, që gabon në largimin e topit brenda zonës. Shqipëria nuk humbet kohë dhe hidhet në sulm. Në minutën e 52-të, Hysaj nis vet një aksion të bukur, kombinon me Manajn, i cili e shërben me finte dhe më pas do të ishte shkodrani që me të majtën shënoi. Ky ishte goli i parë për kapitenin e kombëtares sonë në karrierë. 7 minuta më pas, një tjetër gabim i mbrojtjes sonë, teksa i sapofuturi në fushë për skuadrën islandeze, Sigthorsson ka shënuar golin e barazimit.

Loja më pas u bë shumë konfuze për kuqezinjtë tanë që lënë shumë hapësira duke i dhënë mundësinë islandezëve që të krijonin shanse të mira shënimi. Gjithsesi në 10 minutat e fundit, kombëtarja jonë do të arrinte që të shënonte dy gola me protagonist Odise Roshi. Karta fituese e hedhur në fushë nga Reja në pjesën e dytë rezultoi vendimtar duke shënuar një gol të bukur në minutën e 79-të, i ndihmuar edhe nga një prekje e lehtë e mbrojtësit kundërshtarë. 3 minuta më pas do të vinte një tjetër aksion fantastik i kombëtares sonë, që arrin të shënojë edhe golin e katërt. Memushaj kroson në zonë për Cikalleshin, i cili me të majtën arrin ta dërgojë në rrjetë.

Article Logic
Execution time: 0.0035219192504883