Tashmë Gold Ag dhe Getoar Selimi i kanë dhënë fund konflikteve mes tyre. Më parë Arian Agushi i njohur si Gold Ag kishte miqësi dhe bashkëpunim me Noizyn dhe pas prishjes së marrëdhënies mes tyre, reperi kosovar riktheu shoqërinë me armikun e Noizyt, Getoar Selimin.
"Rrini komenteve gati se po ju kthehen fansat kundra.", shkori Noizy në një postim para disa ditësh si një ironi tallëse ndaj dy “rivalëve” të tij tashmë.
Mirëpo Gold Ag ka treguar të vërtetën për pajtimin e tij me Ghetto Geasy pas fotot së postuar në rrjetet sociale.
“Ndihem krenar që e kam bindur veten se mund të fal dikë. Njerëzit falin edhe gjakun e fëmijës kurse ne e kishim për muzikën. Burrë është ai që fal jo ai që mban inatin.”- është shprehur reperi për Prive.
“Unë që në fillim kam thënë që nuk bëj diss për asnjë reper. Nuk e kam përmend në asnjë intervistë dhe ndoshta dhe ai e ka vërejtur që dhe unë nuk e kam bërë pasi nuk dua të kem asnjë armik të muzikës sime. E kam bërë për Zotin, për fansat.”
Gold Ag ka komentuar edhe për reagimin e Noizyt në Instastory.
“Unë kam ngrënë shumë të shara përse e kam sjellë Noizyn në Kosovë që më ka takuar. I kam ngrënë kot të sharat por ndihem mirë me vendimin. Në tekstet e mia nuk do të shajë më kurrë repera të tjerë.”- përfundon Gold Ag.