Eventi Golden Globes i zhvilluar mbrëmjen e kaluar vlerësoi jo vetëm filmat por edhe serialet më të mira të vitit përfshirë edhe aktorët.
Por të gjitha çmimet e fituara mbrëmjen e kaluar ishin një dedikim i veçantë për; gruan.
Seriali më i mirë televiziv në zhanrin e dramës u shpall “The Handmaid’s Tale”. Pikërisht në këtë serial,i shfaqin gratë si qytetare të dorës së dytë, të detyruara të shërbejnë dhe shohen si bartëse fëmijësh për elitën e shoqërisë.
Elisabeth Moss, aktorja protagoniste e “The Handmaid’s Tale” fitoi çmimin e aktores më të mirë në një serial dramatik.
Si seriali më i mirë komedi u vlerësua “Marvelous Mrs. Maisel”.
Çmimin për performancën më të mirë në një serial komedi e mori protagonistja e “Marvelous Mrs. Maisel” ,Rachel Brosnahan.
“Big Little Lies” fitoi çmimin e serialit të shkurtër dizenjuar për televizion.
Nicole Kidman fitoi çmimin e aktores më të mirë, Laura Dern, aktorja më e mirë dytësore dhe Alexander Skarsgard aktori më i mirë dytësor, të gjitha në kategorinë e përcaktuar.
Fabula e “Big Little Lies” rrotullohet rreth tre nënave të 6-vjeçarëve, të cilat në dukje kanë jetë perfekte. E vërteta përshkallëzohet deri në vrasje.