Golden State ka fituar sot në mëngjes finalen e parë të play off-it në NBA, duke mundur me lehtësi 113-91 kampionët e Cleveland (35-30, 25-22, 33-20, 20-19). Një takim që u komandua nga skuadra e Warriors, që në pjesën e parë nuk pati ndonjë epërsi të madhe, por në të dytën u shkëput dhe e meritoi fitoren.
Kevin Durant ishte lojtari më i mirë i takimit, duke realizuar 38 pikë, i papërmbajtshëm në parket, një lider i padiskutueshëm. I etur për titullin e parë kampion, Durant bëri një ndeshje fantastike, mbështetur edhe nga Curry me 28 pikë e 10 asist.
Për Cleveland u dallua LeBron James, autor i 28 pikëve e 15 rebaund, mbështetur nga Irving me 24 pikë e Love me 15 pikë e 21 rebaund, por kjo treshe nuk arriti të shkëlqejë. Si gjithnjë, stoli i ekipit të Cavaliers nuk është në lartësinë e duhur, duke realizuar vetëm 21 pikë.
Kështu, skuadra e Warriors i nisi me këmbën e mbarë këto finale, duke udhëhequr 1-0 serinë. Edhe sfida e dytë do të luhet po në fushën e Golden State, që deri më tani në të gjitha takimet e play off-it nuk ka pësuar asnjë humbje. Për Cleveland u dallua LeBron James, autor i 28 pikëve e 15 rebaund, mbështetur nga Irving me 24 pikë e Love me 15 pikë e 21 rebaund, por kjo treshe nuk arriti të shkëlqejë. Si gjithnjë, stoli i ekipit të Cavaliers nuk është në lartësinë e duhur, duke realizuar vetëm 21 pikë.
Kështu, skuadra e Warriors i nisi me këmbën e mbarë këto finale, duke udhëhequr 1-0 serinë. Edhe sfida e dytë do të luhet po në fushën e Golden State, që deri më tani në të gjitha takimet e play off-it nuk ka pësuar asnjë humbje.