INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Golden State

Golden State "shkatërron" San Antonion, Curry magjik

Publikuar më: 10:04 17-05-2017

Golden State ka fituar 136-100 ndaj San Antonio në finale e dytë të play off-it në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve. Ndryshe nga ndeshja e parë, kjo e sotmja u dominua dhe fitua me meritë nga skuadra vendase, që nuk e vuri në diskutim suksesin. Mungesa e Leonard për Spurs ndikoi në rendimentin e ekipit mik, që nuk ishte në gjendje të rivalizojë.Simmons me 22 pikë tentoi të zërë vendin e tij, por kjo nuk mjaftoi për të evituar humbjen. Për Golden State u dallua sërish Curry me 29 pikë, më i miri në parket, ndërkohë që 7 lojtarë të Warriors realizuan mbi 11 pikë. Tashmë seria e finaleve mes këtyre dy skuadrave do të spostohet në fushën e San Antonio, që shpreson të rihapë kualifikimin. Po nesër luhet edhe finalja e parë në Konferencën e Lindjes, mes Cleveland dhe Boston.

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725