Futbollisti legjendar Pele sapo ka shënuar një tripletë.
Pikërisht ashtu pasi Pele ka bërë gjithmonë gol, në fushë edhe jashtë saj. Mësohet se ylli brazilian është martuar për herë të tretë në një ceremoni private. Ish futbollisti 75 vjeçar ka lidhur kurorë me sipërmarrësen Marcie Cibele Aoki në një ceremoni në Guaruja, në afërsi të qytetit brazilian Sao Paulo. Pele është i përfshirë në një lidhje me bukuroshen 50 vjeçare prej 5 vitesh tashmë dhe duket se kishte ardhur momenti i duhur për të ndërmarrë hapin tjetër. Sipas The Mirror, Pele dhe Marcia kishin planifikuar të martoheshin dy vite më parë, por u detyruan të shtyjnë martesën pasi dy herë fituesi i Botërorit vuajti një sërë problemesh shëndetësore.