IN SPORT

Goli i javës në Turqi mban emrin e Cikalleshit

Publikuar më: 15:28 11-02-2016

Realizimet e fundit të sulmuesit të skuadrës turke të Basaksehirit, Sokol Cikalleshit në ndeshjen ndaj Bursaspor morën vlerësime të jashtëzakonshme nga specialistët dhe publiku.

Goli i parë ishte një gjuajtje akrobatike e sulmuesit, ndërsa i dyti një predhë e pakapshme nga jashtë zonës pas një aksioni spektakolar me kombinime të njëpasnjëshme.

Ndaj nuk ishte rastësi që të dy golat u përzgjodhën në pesëshen e golave më të mirë të javës nga “LigTV”, televizioni që transmeton ndeshjet e kampionatit turk, përkrah atyre të realizuar nga Samuel Eto’o, Mario Gomez dhe Bruno Alves.

Në votimin e ekspertëve të ftuar në studio dhe të publikut, goli i parë i Çikalleshit, i shënuar me një gjysmëkthesë fluturimthi, rezultoi më i pëlqyeri, duke u shpallur “Goli i javës”, ndërsa goli tjetër u rendit i pesti.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0028839111328125