INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goli i Sane, i dogji skedinën “e çmendur”, futbollisti i City-t i kërkon falje fansit [FOTO]

Goli i Sane, i dogji skedinën “e çmendur”, futbollisti i City-t i kërkon falje fansit [FOTO]

Publikuar më: 18:35 22-02-2017

Nëse ndeshja e çmendur mes Manchester City dhe Monaco në Champions League, do të përfundonte në minutën e 81-të, do të kishim një ndër skedinat fituese më të bukura. Por Leroy Sane u tregua “egoist” dhe shënoi emrin e tij në tabelën e golashënuesve. Dhe ndërkohë që Sane bëri fansat e City-t të bërtasin nga gëzimi, ai hidhëroi një tjetër. Mustafa Celik ka postuar në Twitter biletën e tij të bastit, ku i tha Sane-s se i ka borxh 34.000 Euro, pasi goli i tij në minutën e 82-të bëri që ai most a fitonte këtë skedinë të çmendur.

 

Gjermani Celik kishte luajtur 2 Euro se ndeshjet përfundojnë konkretisht, Bayer Leverkusen 2-4 Atletico Madrid, dhe Manchester City 4-3 Monaco.

Ndërkohë futbollisti gjerman i Manchester City, e postoi të njejtën skedinë në Tëitter duke thënë se e kishte lexuar në gazeta, dhe se i vjen keq për atë që ndodhi. 

Article Logic
Execution time: 0.0033180713653564