INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Goli i Zoltan Gerës, më i bukuri i “Euro 2016” [VIDEO]

Publikuar më: 11:45 13-07-2016

Kur të gjithë prisnin që finalizimi i Xherdan Shaqirit në sfidën mes Zvicrës dhe Polonisë të mos kishte rivalë në garën për golin më të bukur të këtij Europiani, tifozët me votat e tyre në faqen zyrtare të Uefas kanë përzgjedhur realizimin e Zoltan Gerës në sfidën mes Hungarisë dhe Portugalisë si golin më të bukur të Euro 2016-të.

Në minutën e 19-të mesfushori i Ferencvarosit me një goditje fluturimthi nga rreth 25 metra mposhti portierin e luzitanëve Rui Patricio duke i dhënë avantazhin provizor Hungarisë. Ai gol ka mbetur në mendjen e tifozëve pasi 122 mijë persona e kanë votuar finalizimin e Gerës si më të bukurin e Europianit që u zhvillua në Francë. Goli i spektakolar i Xherdan Shaqirit ka zënë vetëm vendin e dytë në këtë klasifikim special ndërkohë që është përzgjedhur gjithashtu si goli më i bukur i fazës me eliminim direkt.

Pas tyre pozicionohen Robson Kanu që në sfidën ndaj Belgjikës shënoi një gol shumë të bukur dhe Dimitri Payet me finalizimin e tij në ndeshjen hapëse ndaj Rumanisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717