INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gomez ikën nga Besiktas: Largohem për arsye politike…

Gomez ikën nga Besiktas: Largohem për arsye politike…

Publikuar më: 08:05 21-07-2016

Mario Gomez ka deklaruar që po largohet nga Besiktas për arsye politike. Sipas tij nuk ka arsye sportive që po e largojnë nga kampionati turk, por vetëm politike. Gomez i cilëson ngjarjet e ditëve të fundit si të tmerrshme dhë kërkon mirëkuptimin e të gjithëve për largimin e nga Besiktas.

“Nuk ka arsye sportive që po më shtynë të largohen, por vetëm politike. Është vendim i ngjarjeve të tmerrshme që kanë ndodhur në ditët e fundit, shpresoj se mund të më kuptoni”, shkruan Gomes.

Sulmuesi gjerman ishte ndër më të mirë në organikën e skuadrës turke, duke arritur të fitonte edhe titullin kampion. Por siç duket, situata e acaruar politike në Turqi i ka dhënë fund aventurës së gjermanit në kampionatin turk.

Article Logic
Execution time: 0.0033469200134277