Bandat kriminale tentojnë të gjejnë rrugë të ndryshme për të transportuar lëndë narkotike nga Shqipëri drejt vendeve perëndimore. Mëngjesin e sotëm Policia Kufitare e Vlorës, ka konstatuar një gomone rreth 8 m të gjatë duke lëvizur rreth zonës së Sazanit dhe Karaburunit. Menjëherë rojet bregdetare janë vënë në ndjekje të saj dhe rreth orës 7 të paradites e kanë gjetur mjetin të braktisur në zonën e Karaburunit, në vendin e quajtur "bri stan".
Sipas burimeve nga Policia Kufitare, mjeti i fuqishëm ishte gati për të transportuar lëndë narkotike drejt Italisë.