Përmes një gomoneje nga Shqipëria drejt Patras në Greqi janë transportuar rreth 700 kilogram drogë. Policia greke ka mundur të kapë gomonen, të sekuestrojë sasinë e madhe të kanabis sativës dhe tu verë prangat fillimisht 5 personave dhe në orët e mesditës dhe 11 të tjerëve. Policia nuk bën publike emrat e të arrestuarve, po ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.