INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Google Calendar iu ndihmon të organizoni kohën e lirë

Google Calendar iu ndihmon të organizoni kohën e lirë

Publikuar më: 19:30 14-04-2016

Mes punës dhe aktiviteteve të tjera të përditshme duket se nuk na mbetet kohë e nevojshme për të organizuar kohën e lirë. Shpesh herë, aktivitete të ndryshme që mund të bëjmë në kohën e lirë, i shtyjmë për më vonë. Për këtë na vjen në ndihmë Google, e cila ka shtuar funksionin Goals, objektivat. Kjo risi funksionon shumë lehtë, mjafton ti propozojmë Google-it ato që duam të bëjmë dhe kur duam t’i bëjmë dhe kalendari do të na sugjerojë se çfarë të bëjmë sapo të kemi kohë të lirë.

Përdoruesi mund të zgjedhë aktivitetin, sa herë në javë dëshiron të ushtrojë atë aktivitet, dhe në çfarë orë të ditës. Programi automatikisht kontrollon kohën e lirë nga puna dhe ta vendos këtë aktivtet në axhendë, gjithashtu e zhvendos nëse keni një tjetër impenjim apo vendosni ta shtyni. Kjo risi vjen me ditëlindjen e Calendar, i cili në 12 prill mbushi plot 10 vjet.

Article Logic
Execution time: 0.0038981437683105