INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Google dhuron Chromebook për refugjatët

Google dhuron Chromebook për refugjatët

Publikuar më: 18:07 28-01-2016

Jo vetëm dhurime për ndihmë humanitare, por Google dëshiron të ndihmojë refugjatët edhe në terma më afatgjatë si ajo e integrimit në një vend të ri, dhe aksesi në udhëzime dhe informacione.

Për këtë kolosi kalifornian bën të ditur se ka dhënë plot 5.3 milionë dollarë për organizatat jofitimprurëse gjermane. Një investim ky që përkthehet në dhurimin e 25 mijë Chromebook, kompjuterët portativ të Google për refugjatët në Gjermani.

Chromebook janë kompjuter portativ me sistemin operativ Chrome OS të Google, bazuar në web dhe me një ndërfaqje të thjeshtuarpër t’i dhënë mundësi edhe dikujt që nuk e njeh këtë pc.

“Përditësohen automatikisht me funksionet e fundit, aplikacionet dhe mbrojtjen nga viruset informatikë”, shpjegon Jacquelline Fuller, drejtoreshë e Google.org.

Për shembull, refugjatët mund të marrin mbështetje për të mësuar një gjuhë të re, të organizojë aktivitete për minorenët, të krijojë hapësirë që të lidhen me miq apo familjarë të largët.

Article Logic
Execution time: 0.0043361186981201