INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Google do “udhëtojë” edhe në Shqipëri

Google do “udhëtojë” edhe në Shqipëri

Publikuar më: 13:11 26-04-2016

Kompania Google pritet të përfshijë me hollësisht pamje nga Shqipëria e për këtë do të nisë një udhëtim në qytet më të mëdha dhe në pikat më turistike dhe historike të vendit. Google ka publikuar njoftimin se nga 29 prilli nisën udhëtimin dhe qëllimi është përmirësimi I Hartave të Google dhe ka parashikuar të mbledhë pamje për shërbimin e tij të mirënjohur "Pamje Rrugësh".
Pamje Rrugësh është një shërbim shumë i njohur i "Hartave të Google" i cili u publikua në maj të vitit 2007 dhe gradualisht u bë e mundur që të ofrohet për 76 shtete. Shërbimi u mundëson përdoruesve të zbulojnë si dhe përshkojnë në mënyrë virtuale lagje të ndryshme, me anë të fotografive panoramike në nivelin e rrugëve.

Në njoftim shkruhet se:  "Ne planifikojmë të nisim udhëtimin tonë në Tiranë dhe së shpejti, të vijojmë edhe me qytetet dhe fshatrat e tjera, duke nisur me qytetet më të mëdha dhe vendet më interesante nëpër Shqipëri. Imazhet e mbledhura do të përpunohen dhe shkrihen së bashku ndërkohë që ky proçes teknologjik mund të zgjase disa muaj. Kemi dëgjuar nga shumë prej përdoruesve tanë në Shqipëri se mezi presin ta përdorin shërbimin "Pamje Rrugësh". Prandaj, sot jemi shumë të lumtur që ju njoftojmë për nisjen e udhëtimit si dhe për zbulimin e rrugëve dhe pikave më të bukura të Shqipërisë, për përdoruesit tanë anembanë botës. Kompanitë dhe përdoruesit shqiptarë do të përfitojnë gjithashtu nga te mirat e këtij shërbimi".

Menaxher i Shërbimit, Pamje Rrugësh, Antony Mcloughlin, ka sqaruar se ka kënaqësinë që Google do të fillojë projektin Google Street View për Shqipërinë.
Street View pritet të shërbejë për të pasur një mundësi më të mirë në informacionin vizual të bukurisë së qyteteve tona, bregdetit dhe maleve, do të shërbejë për promovimin e zhvillimit të turizmit në Shqipëri, si dhe do të prezantojë trashëgiminë tonë kulturore aq të rëndësishme. Gjithashtu ky mjet do t’ua bëjë jetën e përditshme më të lehtë qytetarëve shqiptarë, duke u dhënë informacion të saktë mbi destinacionet, planet e udhëtimit, vendet me interes për t’u vizituar, etj.

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217