Telefonata të shumta ngacmuese apo mashtruese ndodhin përditë. Kur ndonjë numër i çuditshëm nis që të na telefonojë ne vendosemi përballlë një zgjedhjeje.
Zgjedhja në fjalë është:
1. Të denoncojmë numrin që po na bezdis
2. Të përdorim një call blocker
E shumta nga ne i bien shkurt dhe përdorin opsionin 2. Që të instalosh një aplikacion shtesë mbase është pak bezdisëse, prandaj Google ka menduar për ne.
▶ Ndiq insmart.al ne Instagram
Android Calls tanimë me Updatin e fundit të jep mundësinë që të bllokosh jo vetëm numra të caktuar, por ama ka dhe një filtër automatik për telefonatat e dyshimta.
Për të përdorur këtë risi ama ka një kërkesë. Duhet të përdorësh ose një smartphone nga Google ose një Android One device.