INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Google kërkon vullnetarë. Studim duke ndjekur shëndetin e 10 mijë personave [VIDEO]

Publikuar më: 17:28 24-04-2017

"Projekti Baseline" është një program i ri, katërvjeçar i nisur nga Verily divizioni i kërkimeve mjekësore të Alfabet, kompani amerikane e themeluar nga Google. Projekti synon të zbulojë dhe analizojë informacionin mbi shëndetin e njerëzve, duke përdorur teknologjitë më të përparuara. Studimi në fazën e parë do të përfshijë një grup prej 10 mijë vullnetarëve, të cilët për katër vjet do të ofrojnë informacion të detajuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Projekti ka për qëllim të krijojë një "hartë të shëndetit të njeriut", duke nisur fillimisht me 10 mijë individët që do të kryejnë kontrolle të rregullta, duke mbledhur të dhënat e parametrave biometrike të tilla si, norma e zemrës apo tensioni i gjakut si dhe performancën e aktivitet fizik si dhe të dhëna mbi cilësinë e gjumit. Nga ky informacion do të përfitojnë studiuesit dhe mjekët, të cilët do të kenë elemente konkrete për të ndërhyrë në sëmundje edhe para se ata të përjetojnë simptomat. Gjetjet mund të çojë në krijimin e instrumenteve të reja të aftë për të parandaluar fillimin e sëmundjeve edhe para se të kryejë diagnoza dhe trajtimi saj.

Article Logic
Execution time: 0.004019021987915