Jeta është plot pyetje si "Ku po shkojmë?" "Si të shkojmë aty?" dhe "Kush do të na drejtojë?".
Tashmë këtyre pyetjeve do t'iu përgjigjet vetë Zoti, ose më sakt zëri i tij, aktori Morgan Freeman. Sipas raportimeve të fundit, Freeman është personazhi më fundit hollivudian zëri i të cilit do të përdoret nga Google për aplikacionin navigues, Waze. Por sigurisht kjo nuk është thjesht një iniciativë e Google, por është një formë marketingu për promovimin e filmit më të ri të aktorit "London Has Fallen", ku Morgan Freeman luan rolin e një zëvendës presidenti. Kështu që nëse do të shkarkoni aplikacionin në fjalë, ju (drejtuesi i makinës) do të jeni Presidenti. Interesante apo jo?! Ndërkohë sa i përket filmit ai pritet të dalë në kinema më 4 mars!