Google është motori i kërkimit më popullor që bota ka parë ndonjëherë. Miliarda njerëz e përdorin atë çdo ditë. Android është sistemi operativ më popullor gjithëashtu. Broëseri më popullor po prapë zotërohet nga Google. A nuk ju duket si një monopol kjo situatë?
Nuk është se në treg kemi opsione të tjerë prandaj Google ka pasur rrugën e hapur dhe ka shkruar vetë ligjet. Android është një projekt i hapur për të gjithë, por ama duhet që zhvilluesit të përfshijnë aplikacionet e Google që të marin pjesë në projekt. Adsense është një shërbim reklamimi që shfaq reklama kur dikush kërkon në Web, hap ndonjë ëebsite apo thjesht shikon video në Youtube. Edhe në Playstore ka përherë reklama dhe aplikacionet e kompanisë mëmë janë më të reklamuara.
Konkurenca e kompanive të vogla është e vdekur falë këtyre veprimeve, por Bashkimi Europian shikon këtë perandori si ilegale. Ligjet anti-trust nuk lejojnë që një kompani të krijojë monopole, prandaj në rast se ndokush dominon frikshëm tregun, meren masa.
Bashkimi Europian ka gjobitur Google me shumën rekord prej 5 miliardë dollarë. Kompania mëmë e Google, Alphabet ka deklaruar që do të apelojë vendimin. Sidoqoftë me gjithë provat që vendet europiane kanë mbledhur duket se apelimin sdo të ketë ndonjë vlerë.
Ngjarjet e mëdha bëhen historike dhe kjo gjobitje ndaj Aplphabet Inc. Class A është padyshim një ndodhi e tillë.
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.