INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Google merr masa kundër reklamave të abortit

Google merr masa kundër reklamave të abortit

Publikuar më: 11:06 22-05-2019

Debatet rreth abortit janë të shumta ditëve të sotme mes atyre që e kundërshtojnë dhe ata që e mbështesin, duke e bërë një temë shumë të diskutuar sidomos në shoqëritë perëndimore.

Dhe teksa kjo është një nga temat më të diskutuara, nuk mund të mungojnë dhe reagimet nga kompanitë e mëdha teknologjike.

Së fundmi Google ka lajmëruar se do tu kërkojë reklamuesve të cilët duan të publikojnë fushata reklamimi për abortin, të kërkojnë fillimisht aprovim nga kompania Google.

Reklamuesit në Britani, SHBA dhe Irlandë duhet të tregojnë nëse ata e kryejnë abortin ose jo. Ky informacion do të verifikohet nga kërkimi që Google do të bëjë për këta reklamues. Ky ndryshim i marrë nga Google, do ti lejojë përdoruesit të zgjedhin se cilat reklama rreth abortit janë të rëndësishme për ta dhe në këtë mënyrë kur të kërkojnë rreth abortit, do tju shfaqen ato informacione që zgjodhën dhe jo të gjitha siç ishte më parë.

Reklamuesit të cilët ofrojnë dhe kryerjen e abortit në hapësirat e tyre do të veçohen, ndërsa ata që ofrojnë këshilla dhe referime rreth këtij procesi nuk do të preken nga politikat e reja të Google.

Reklamat për abortin në Google aktualisht lejohen vetëm në disa vende të botës. Në vende ku lejohet, ato janë subjekt kufizimesh të larta dhe si rezultat nuk shfaqen në disa rajone të ndryshme, për mosha të caktuara apo pajisje përkatëse.

Ndryshimet e reja të Google hyjnë në fuqi në Qershor të këtij viti.

Article Logic
Execution time: 0.0039558410644531