Apple ishte kompania e parë që spastroi Appstore për ta bërë atë sa më të sigurtë dhe cilësor për përdoruesit. Google ka nisur një aksion të ngjashëm dhe pritet që mijëra aplikacione të hiqen përgjithmonë nga dyqani virtual më popullor në botë.
Mos u merakosni pasi aplikacionet e sigurta nuk do të lëvizen, por ama ato që nuk cilësohen si të sigurta apo spam do të hiqen njëherë e mirë. Pas shumë kritikave nga ekspertët, sidomos për rishikimin me anë të algoritmeve kompjuterikë për rrezikshmërinë e programeve, ky aksion duket se është përgjigjia.
Më në fund dhe smartphonët android po bëhen më të sigurtë, pasi Google ka në plan që të nisë të marrë masa për të bërë që të gjithë prodhuesit të publikojnë më shpesh update. The future looks great.