Android 4.0, i quajtur Ice Cream Sandwich bëri një goditje të fortë. Google njoftoi sot se është duke hequr mbështetjen për Ice Cream Sandwich për lëshimet e ardhshme API të Play Service, që do të thotë se përditësimet për aplikacionet në versionin më të vjetër të Android ka të ngjarë të jenë të pamundura.
Google ka në vëmëndje që zhvilluesit të synojnë nivelin API 16 (për Android 4.1 Jelly Bean) si nivelin minimal të mbështetjes. Dhe, në teori, zhvilluesit mund të vazhdojnë të mbajnë dhe përditësojnë një version të aplikacioneve të tyre në mënyrë specifike për përdoruesit e Ice Cream Sandwich që mbështesin nivelin e API-së 14 ose 15.
©️insmart.al