Google ka në portofolin e vet të shërbimeve shumë aplikacione të cilat na nevojiten shumë gjatë përditshmërisë sonë. Google Translate është një ndër ta dhe përveç përkthimeve ky shërbim ka nisur që të bëjë dhe rolin e orakullit.
Fundi i botës mesa duket po parashikohet nga një Deep Learning Engine. Për nodnjë arsye apo një tjetër, Translate ka nisur që të kthejë disa nga përgjigjet më të çuditshme që kemi parë ndonjëherë.
Nëse në gjuhën Maori do të shkruani fjalën dog 19 herë rresht dhe gjuha në të cilën doni të merrni përkthimin është anglisht, ju jeni me fat. Një tekst apokaliptik do të shfaqet. Teksti është mjaft i çuditshëm dhe ne do t'ju mundësojmë një foto më poshtë. Nëse jeni skeptikë provojeni vetë(këtë bëra dhe unë).
Disa njerëz kanë krijuar një subreddit ku flitet për këto gjëra të çuditshme të Google Translate. Ata mendojnë se shpirtra demonikë po kontrollojnë algoritmin. Shpirtra apo jo, ju lutem që të paktën në këtë rast të mos besoni këto pretendime pasi një algoritëm nuk mund që të modifikohet në atë mënyrë, jo me aq sa shkenca jonë ka vërtetuar.
Ka dy arsye se pse kjo mund që të ndodhë.
1. Ndonjë programues thjesht ka dashur që të tallet me botën(dikush që bën këtë është vërtet i madh)
2. Algoritmi ka mësuar këto shprehje me anë të Deep Learning pasi janë të përdorura në vendet përkatëse
--------------------------------------------------------------------------------
3. Demonët modifikuan dhe këtë artikull për të treguar që ata kanë mësuar që të kontrollojnë algoritmet :v :)
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.