INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Google po rrënon repartin e vet të smartphonëve

Google po rrënon repartin e vet të smartphonëve

Publikuar më: 15:27 03-08-2018

Google është kompania që ka të drejtat e Android dhe po bën një punë shumë të mirë me programet e reja që i sigurojnë përdoruesve update të rregullt. Project Treble dhe Android One po rezultojnë mjaft të suksesshme, por ama nuk mund që të themi të njëjtën gjë për Google Pixel phones.

Kur u lançua Pixel-i origjinal të gjithë ishin të shokuar që mbërriti fundi i Nexus, por thjesht e pranuan pas pak smartphonin e ri që për hir të së vërtetës, ishte një shaka për çmimin që kishte. Pixel 3 duket se do të jetë e njëjta gjë.

Instagram Banner

Google premton shumë sa herë që prezanton një produkt të ri. Prej vitesh çmimet e vendosura nga ta janë stratosferike pasi pretendohet që të konkurohet me Apple, por për të arritur atë objektiv duhet dhe cilësia premium.

Pixel 3 do të ofrojë kamera të përmirësuar dhe një CPU të re, por ama ekrani dhe memoriet RAM apo ROM do të ngelen po të njëjta me Pixel 2. Në një kohë kur prodhues si Oneplus ofrojnë smartphone me 8GB RAM për gati 200$ më pak, pse blerësit duhet të shkojnë drejt Google. Nëse po mendoni të njëjtën gjë për Apple, epo thjesht shikoni cilësinë e Pixel përballë iPhone dhe vendosni.

Po ashtu Notch-i që pritet që të jetë tek Pixel 3 do të jetë shumë më i thellë se ai i iPhone X për të cilin Gogle ironizonte vjet. Karma apo jo?

pixel3-render-phone-designer.jpg

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 50 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.00364089012146