IN SMART TECH MOBILE APPS CARS VIDEO

Google prezanton funksionin Active Edge të Google Pixel 3 dhe Pixel 3 Xl me një video paksa të çuditshme

Publikuar më: 10:41 02-10-2018

Një nga vendet e zgjedhura nga Google për lançimin e Google Pixel 3 është Japonia, ku kompania ka lëshuar një video që konfirmon kthimin e funksionit Active Edge, tashmë i pranishëm në Google Pixel 2 dhe Google Pixel 2 XL.

Video paraqet funksionalitetin që aktivizon Google Assistant "duke shtrydhur" kuadrin e smartphone duke ngacmuar kulturën e popullit Janponez dhe duke luajtur me ngjyrat e mundshme duke filluar nga e zezë në të bardhë dhe nga e gjelbër në rozë, siç hipotizohet nga thashethemet e ndryshme.

Videoja është e fokusuar në funksionin Active Edge që ndoshta do të aktivizojë Asistentin e Google, si në seritë e mëparshme të pajisjeve të Google Pixel.

Google planifikon të lançcoj Google Pixel 3 dhe Google Pixel 3 XL në 9 tetor në eventet lokale në mbarë botën dhe për herë të parë një pajisje Pixel do të tregtohet në Japoni.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0039207935333252