INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Google rikthen ''I vetëm në shtëpi'' për festat e fundvitit. Kësaj rradhe vjen ndryshe nga herë të tjera…[FOTO-VIDEO]

Google rikthen ''I vetëm në shtëpi'' për festat e fundvitit. Kësaj rradhe vjen ndryshe nga herë të tjera…[FOTO-VIDEO]

Publikuar më: 10:41 20-12-2018

“I vetëm në shtëpi”, është një ndër filmat më të shikuar në botë dhe që pati një bujë të jashtëzakonshme sidomos në periudhën më të dashur të vitit, gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, duke shtuar më shumë emocionin e atmosferës festive.

Filmi u shfaq për herë të pare në vitin 1990, me skenar dhe producent John Hughes dhe me regji të Chris Columbus.

ghdgk.JPG

Duke qenë se filmi është shumë i vjetër, “Google” ka menduar të rikthejë disa nga skenat më të bukura për reklamën e tij të re. Protagonisti i reklamës është Macaulay Culkin, tashmë jo si një djalë i vogël, por si një 38-vjeçar.

xfghdfgj.JPG

Nëpërmjet kësaj reklame është promovuar “GoogleAssistant” dhe duhet ta pranojmë që ia kanë arritur të tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Edhe pse shumë vite pas, Macaulay na ka sjellë një “Kevin McCallister” të përkryer.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721