INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Google Translate përkthen dhe me anë të kamerës, ja sesi ta përdorni

Google Translate përkthen dhe me anë të kamerës, ja sesi ta përdorni

Publikuar më: 09:18 12-07-2019

Aplikacioni i Google Translate ka bërë një përditësim të ri shumë të nevojshëm për të gjithë ata të cilët e kanë të vështirë të komunikojnë në gjuhë të ndryshme të botës.

Për një të huaj është padyshim dhimbje koke leximi i çdo sinjalistike rrugore në një gjuhë tjetër, aq më tepër të hysh në internet dhe të shkruash çdo fjali për ta përkthyer.

Aplikacioni Google Translate i jep fund kësaj, pasi ka shtuar një funksion që përkthen tekstin vetëm nga fotoja.

Kompania ka punuar për përmirësimin e këtij funksioni jo vetëm duke e bërë më të shpejtë përkthimin, por edhe ka bërë që të identifikohen tekstet në 60 gjuhë automatikisht.

Lajmi i mirë është se përkthimi i tekstit përmes kamerës ofrohet edhe për gjuhën Shqipe.

Me këtë përditësim të ri mjafton që ju të drejtoni kamerën drejt një teksti dhe aplikacioni automatikisht do të njohë gjuhën, duke e përkthyer në gjuhën që ju doni.

Por, përpara se ta vini në përdorim këtë funksion, duhet të zgjidhni opsionin ‘’Detect Language’’, dhe në kutinë tjetër gjuhën tuaj.

Të gjithë ata që e kanë të shkarkuar këtë aplikacion në celularin e tyre, mjafton ti bëjnë një update aplikacionit dhe përditësimet e reja do tju shfaqen direkt.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219