INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Google zbulon listën e pyetjeve më të shpeshta lidhur me bukurinë. Ne kemi përgjigjet

Google zbulon listën e pyetjeve më të shpeshta lidhur me bukurinë. Ne kemi përgjigjet

Publikuar më: 13:29 20-12-2016

Ndërkohë që yjet e shoubizit kanë një ekip me grimierë, dermatologë dhe parukierë, ne kemi Google për të gjitha problemet, përfshirë këtu edhe ato të bukurisë dhe kozmetikës.

Që nga mbushja e vetullave deri tek heqja e qeseve poshtë syve, ja disa nga pyetjet më të kërkuara në Google për këtë vit dhe përgjigjet gjithashtu.

 

Pyetje: Si të rris flokët shpejt?
Përgjigje: Nëse kërkoni flokë të gjatë si të princeshës Rapunzel, athëherë mos u mbështesni vetëm tek stimuluesit me kimikatë, si dhe xheli i flokëve, i cili dëmton skalpin, por shtojini dietës tuaj ushqime me proteina dhe krehni flokët regullisht për të shpërndarë vajin e krijuar në rrenjë deri në majat e flokëve.

Pyetje: Si të mbush vetullat dhe t’ju jap formë?
Përgjigje: Modelet si Cara Delevingne dhe Lily Rose Depp na siguruan se vetullat janë buzët e reja kur bëhët fjalë për bukurinë. Për këtë investoni në mjetet e duhura si furçat, lapsat dhe pluhuri i posaçëm për të krijuar iluzionin se keni vetulla të trasha natyrale. Nëse nuk ia dilni dot, kërkoni ndihmën e një profesionisti për t’iu dhënë atyre formën e duhur.

Pyetje: Si të pastroj furçat e grimit?
Përgjigje: Kur bëhët fjalë për mjetet e kozmetikës, pastërita duhet të jetë në nivelet me të larta për shumë faktorë. Pastrojini ato me alkool ose ujë të ngrohtë dhe sapun dhe lërini të thahen mirë derisa t’i përdorni përsëri.

Pyetje: Si të aplikoj kamuflues (concealer)?
Përgjigje: Kamufluesi i jep dritë zonës poshtë syve, duke mbuluar rrathët e zinj që krijohen nga lodhja. Fillimisht aplikoni primer-in dhe në vazhdim me kamuflues. Përdorni kamuflues të ndryshëm dhe vendoseni në formë pikash në lëkurë, pastaj me anë të gishtit zgjerojeni deri sa të shtrihet mirë. “Është kamuflim shumë më i mirë se sa të vendosni shtresa të mëdha të produkteve si fondacion (sherk) apo pudër.”- Grace Lee

Pyetje: Si të heq qafe qeset poshtë syve?
Përgjigje: Qeset e syve janë një problem për shumë femra. Për t’i evituar ato, pini shumë ujë, flini 7 orë gjatë natës dhe njëherë në kaq përdorni një maskë për fytyrën si dhe vendosni kamufluesin në mënyrën e duhur (ashtu si më sipër).

Article Logic
Execution time: 0.0033299922943115