Një gorrillë u largua nga kopshti zoologjik në Londër dhe u ndoq për më shumë se 90 minuta nga kujdestarët e armatosur dhe policia metropolitane.
Vizitorët e kopshtit zoologjik gjetën vendet për t’u fshehur, ndërkohë që policia filloi të ndiqte gorrillën e larguar.
Policisë metropolitane iu bashkuan njësitë ajrore si dhe përdorën mjete për dedektimin e kafshëve për ta gjetur gorrillën.
Një dëshmitar tha se gorrilla kishte dalë nga xhami me të cilin rrethohej në kopshtin zoologjik.
Megjiithatë paniku mbaroi kur kafsha u neutralizua 90 minuta më vonë