INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gozhduan dhe mbyllen dyert e fakulteteve, shoqërohen në polici 2 studentë

Gozhduan dhe mbyllen dyert e fakulteteve, shoqërohen në polici 2 studentë

Publikuar më: 18:50 07-01-2019

Studentët u rikthyen këtë të hënë në shesh, duke bojkotuar mësimin në universitete dhe mbajtën gjallë protestën e tyre para Kryeministrisë, duke i shtuar 8 kërkesave drejtuar shefit të qeverisë Edi Rama edhe një tjetër, që është rrëzimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.

Por para se të grumbulloheshin masivisht para Kryeministrisë, studentët bllokuan hyrjen e fakulteteve të tyre, duke i gozhduar ose kyçur ato.

Studentët Vilson Kulemani dhe Gezim Almeta janë shoqëruar për në rajonin Nr.1 të policisë. Ende nuk dihet se pse janë arrestuar studentët.

Dy të shoqëruarit janë të rinjtë që varën çarçafin e madh tek Universiteti Politeknik.

Të rinjtë mendohet se kanë bllokuar dyert e universitetit dhe më pas kanë shpalosur banderolën gjigante.

Pas rreth dy orësh nga dalja e lajmit, studentë të tjerë bënë me dije se ata janë shoqëruar në policia në orët e paradites dhe pas informacionit të publikuar në media, janë lënë të lirë.

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889