INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"GQ" zgjedh mashkullin më me stil në botë

Publikuar më: 12:56 19-04-2016

Është sërish ajo periudhë e vitit.

Ajo kur revista prestigjoze "GQ" përzgjedh meshkujt e famshëm më me stil të vitit. Dhe kësaj rradhe në kopertinën e muajit maj eshtë shfaqur aktori Ryan Reynolds. Megjithatë ylli 39-vjeçar i filmit "Deadpool" nuk do të jetë i vetmi që do të gëzojë titullin në fjalë, pasi ky numër i revistës do të ketë plot 5 kopertina.

Të tjerë emra meshkujsh me stil nga bota e showbizit botëror janë vlerësuar reperi Drake, aktori Tom Hardy, Future dhe modeli bjond simpatik Lucky Blue Smith. Ndërkohë lista e publikuar nga "GQ" ka vazhduar me personazhe si Eddie Redmayne, Diplo, Harry Styles apo Idris Elba. Kujtojmë që titullin si mashkulli më me stil i vitit 2015-të e mbante Kanye West, që çuditërisht këtë vit nuk duket gjëkundi në listë!

Article Logic
Execution time: 0.001924991607666