INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gra keni probleme me gjumin? Flini me qenin! Do pushoni më mirë sesa kur jeni me partnerin

Gra keni probleme me gjumin? Flini me qenin! Do pushoni më mirë sesa kur jeni me partnerin

Publikuar më: 11:55 28-11-2018

Shkencëtarët kanë gjetur ilaçin magjik për gratë që kanë probleme me gjumin. Marrja në krevat e qenit të tyre i bën gratë që të flenë më mirë sesa me njerëzit apo me macet. Studimi i ri nga Kolegji Canisius zbuloi se më shumë se gjysma e grave të anketuara flinin gjumë me qenin e tyre. Hulmutuesit zbuluan se ato që janë në shoqërinë e qenit gjatë natës kanë tendencë për të shkuar në shtrat më herët, të flenë më mirë dhe të ngrihen në mëngjes herët. Fjetja pranë një qeni të mbuluar me qime i bën gratë të ndjehen më rehat dhe më të sigurta sesa kur janë me një partner. Kur qentë dhe njerëzit qëndrojnë duke parë në sy njëri-tjetrit, nivelet tona të dashurisë neurokimiale, nivelet e oksitocinës rriten shumë, zbuluan studiuesit japonezë. Qentë e ndiejnë dashurinë, gjë shihet nga rritja prej 130 për qind në nivelet e tyre të oksitocinës, kur vështrojnë pronarët e tyre. E njëjta gjë ndodhë edhe me njerëzit. Oksitocina është i njëjti kimikat që i bën nënat më njerëzore më të dashura. Kur gratë dhe burrat shikojnë qentë e tyre, nivelet e oksitocinës rriten me 300 për qind. Kjo mund të shpjegojë pse më shumë se gjysma e 962 grave të anketuara në studimin e Kolegjit Canisius kishin një ndjenjë të tillë 'ngushëllimi' kur kishin pranë qenin e tyre. 31 për qind e atyre që kishin një mace thanë se nuk morën të njëjtën ngrohtësi. Gratë që flinin me partnerin përjetonin më shumë shqetësime gjatë gjumit. Shtatë për qind e grave që preferuan të flinin vetëm në shtratin e tyre, fituan një gjumë më të mirë.  Burrat, sipas një studimi të Sleep.org thonë se flenë më mirë me një grua pranë tyre. Gratë thanë të kundërtën, ato preferonin të flinin vetëm.

Article Logic
Execution time: 0.004004955291748