INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gra nxitoni të kryeni kontrolle. Shërbimi i mamografisë ofrohet pa ndërprerje afër vendbanimit

Gra nxitoni të kryeni kontrolle. Shërbimi i mamografisë ofrohet pa ndërprerje afër vendbanimit

Publikuar më: 11:11 20-10-2018

“Gjatë muajit Tetor, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, mamografët e lëvizshëm po ofrojnë shërbim pa ndërprerje afër vendbanimit për diagnostikimin në kohë të kancerit të gjirit për gratë, nga veriu në jug të vendit”. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ndoqi nga afër ofrimin e këtij shërbimi në Fier, ku mamografi i lëvizshëm do të qëndrojë për disa ditë.

“Këtë vit dyfishuam shërbimin e mamografisë në spitalet rajonale, por edhe aty ku ende nuk ofrohet ky shërbim, ne po e mundësojmë me mamografët e lëvizshëm, me të cilët shërbimi po ofrohet afër vendbanbimit, jo vetëm në Tetor, por gjatë të gjithë vitit”, tha Manastirliu.

ministrja.jpgVetëm gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti, janë kryer 1400 mamografi më shumë se i gjithë viti 2017.
Gjatë muajit Tetor, shërbimi i mamografisë ofrohet falas me orar të zgjatur, nga ora 08:00- 18:00 nga e hëna në të premte dhe 08:00-14:00 të shtunave në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë, në Maternitetin “Mbretëresha Gerladinë”, në QSUT si dhe në 9 spitale rajonale ku ofrohet ky shërbim. Ndërsa mamografët e lëvizshëm përgjatë muajit Tetor po ofrojnë shërbim në Skrapar, Fier, Ersekë, Sarandë, Lezhë, Burrel, Bajram Curri, Fierzë, Bulqizë, etj. Vetëm nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm, kryhet ekzaminimi i gjirit falas për rreth 5500 gra në vit, duke e dyfishuar numrin e mamografive të kryera në rang kombëtar, rreth 10,000 në vit.

Article Logic
Execution time: 0.0024120807647705