INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gra zgjohuni herët! Rrezikoheni 48 % më pak nga kanceri i gjirit

Gra zgjohuni herët! Rrezikoheni 48 % më pak nga kanceri i gjirit

Publikuar më: 13:27 06-11-2018

Gratë që zgjohen herët në mëngjes kanë 48 për qind më pak të ngjarë të preken nga kanceri i gjirit sesa ato që flenë vonë në mbrëmje. Një studimi ku u përfshin më shumë se 400,000 femra i udhëhequr nga shkencëtarët e Universitetit të Bristolit tregoi se rreziku i prekjes nga sëmundja e rëndë ishte gati dy herë më i madh te gratë që flenë vonë. Po kështu studimi zbuloi se gratë që flinin më shumë se shtatë deri në tetë orë në javë shtuan probabilitetin e tyre për një diagnozë me 20 për qind për çdo orë shtesë të kaluar në gjumë. Një shpjegim mund të jetë se ato që funksionojnë më mirë në mëngjes kanë fjetur më mirë prandaj dhe zgjohen më herët. Studiuesit besojnë se duke qëndruar zgjuar më vonë mund të kenë gjithashtu një ndikim në orën biologjike të një gruaje, duke rritur rrezikun më tej. Kjo gjetje i bën jehonë studimeve të mëparshme të cilat arritën në përfundimin se punëtorët e turnit të natës dhe ata që ishin të ekspozuar ndaj dritës artificiale gjatë natës rrezikohen më shumë nga kanceri. Ekipi studiues, i cili paraqiti gjetjet e tij e në Konferencën Kombëtare të Institutit të Kërkimit të Kancerit në Glasgow, analizoi gjenet e grave dhe i pyeti nëse ato zgjoheshin herët mëngjes apo qëndronin deri vonë në darkë. Studiuesit pohojnë se do të zhvillojnë studime të mëtejshme për të hetuar mekanizmat që mbështesin këto rezultate, pasi këto vlerësime bazohen në pyetjet që lidhen me preferencat e grave për të qëndruar më gjatë zgjuar në darkë apo për tu ngritur herët në mëngjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059