INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabisnin shtëpitë e të pasurve/ Këta janë 3 shqiptarët që vodhën 200 mijë euro[FOTO]

Grabisnin shtëpitë e të pasurve/ Këta janë 3 shqiptarët që vodhën 200 mijë euro[FOTO]

Publikuar më: 17:34 02-10-2018

Policia greke ka publikuar identitetin e tre shqiptarëve, anëtarë të një grupi kriminal, të cilët merreshin me plaçkitjen e banesave të të pasurve në rrethinat e Athinës. Shqiptarët e arrestuar janë Adrian ose Ronald Çobo, 34 vjeç, Thanas Hysi 45 vjeç, si dhe Vladimir Genaj, 31 vjeç. Grupi kishte vepruar të paktën që prej muajit mars të këtij viti, duke realizuar vjedhje me armë. Grupi kishte në shënjestër kryesisht shtëpi dhe apartamente në jug të Atikës, sidomos në Vuliamenit, Vari dhe Glyfada. Policia greke sqaron se ata kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe të organizuar, duke veshur veshje të posaçme për të mos lënë asnjë gjurmë si nga gishtërinjtë ashtu edhe gjurmët e imazheve. Pasi hynin të armatosur nëpër shtëpi, ata grabisnin sendet me vlerë dhe më pas largoheshin me makina të vjedhura. Hetimet kanë zbuluar se grupi kriminal kishte arritur të fitonte shuma që i kalojnë 200 mijë eurot. Gjatë operacionit u sekuestruan dy automjete, tre pistoleta, një me silenciator, dy thika, shuma prej 5800 eurosh, fishekë të ndryshëm, dorashka dhe kapuçë për mbulimin e fytyrës, bizhuteri, orë dhe monedha të vjetra, dy shkarkues elektrik, një llak piper, telefona, lëndë narkotike, ID të rreme dhe patenta shoferi. Edhe në të shkuarën, shqiptarët janë përfshirë në veprimtari të tilla, ndërsa 45 vjeçari akuzohet gjithashtu edhe për tentativë vrasjeje dhe falsifikim.

f3.jpg

foto_3.jpg

 

foto_1.jpg

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559