Si një qytetar i thjeshtë i ka kërkuar shërbim taksi dhe është ulur në sediljen e pasme. Pasi ka ecur deri në një farë rrugë i ka kërkuar lekët e xhiros.
Në njërën dorë grabitësi mbante një armë që ngjan me pistoletë ndërsa dorën tjetër me dorashkë të zezë e shtrëngon fort në qafë.
Ngjarja është regjistruar më pak kohë më parë rrugën “Tre Dëshmorët” dhe objekt i grabitjes është shoferi i identifikuar me inicialet H.H
Ja bashkebisedimi:
Taksisti: Nga do të ikim
Grabitësi: Ktheu djathtas
(I afrohet drejtuesit)
Grabitësi: Mos bëj asnjë lëvizje vetëm më dëgjo
Taksisti: Çfarë do
Grabitësi: Më jep lekët
Taksisti: I kam në xhep
Taksisti vijon të ecë me makinë
Grabitësi: Mos lëviz makinën
Taksisti nxjerr lekët: Këto kam të gjitha
Grabitësi: Mi jep tek dora tjetër (ajo me dorashkë)
Taksisti: Këto kam të gjitha
Grabitësi: Më jep unazën
Taksisti: Unazën s’ta jap
Grabitësi: Hiq unazën
Taksisti: Nuk të jap më tepër, nuk e heq unazën. Mjafton me kaq nuk të jap më lekë. Ik se u thashë këtyre, Bërtet: Njoftoni policinë
Grabitësi zbret nga makina
Pamjet janë vënë në dispozicion nga policia e cila kërkon ndihmë për të bërë të mundur identifikimin e autorit të grabitjes së një taksisti, ngjarje e ndodhur në Tiranë.
Madje vë në dispozicion një shpërblim prej 200 mijë lekësh. Çdokush që ka informacion mund të telefonojë në nr. 069 41 05 735.
Policia e Tiranës garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekje të shpejtë të çështjes, deri në zbardhjen e plotë të saj dhe vënien para përgjegjësisë së autorit.