Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Maltë pasi dyshohen se janë autorët e një grabitje argjendarie në Maltë javën e kaluar.
Sipas mediave të huaja shtetasit përkatësisht 25 dhe 26 vjeç në momentin që panë policët kanë tentuar të hapin zjarrë.
Policia njofton se në argjendari u vodhën bizhu me vlerë dhjetëra mijëra euro.
Mësohet se arratisjen nga vendi i ngjarjes e kane bërë me një makinë të bardhë të cilën e kanë braktisur në Gzira duke e vazhduar arratinë me biçikletë.