Një grabitje përfundoi me gjakderdhje në Itali, ndërsa viktima dyshohet të jetë një shqiptar. Një bandë grabitësish vodhën një dyqan duhani në rrugën "Cairoli" në Ponte Felcino. Banditët ikën në bordin e një Audi me cigare dhe kartela gërvishëse lotarish. Roja e objektit mbeti i dëmtuar gjatë ndjekjes nga makina e autorëve. Por pak momente më vonë, karabinierët u futën në aksion për arrestimin e tyre. Gjatë ndjekjes, pati të shtëna me armë, ku një nga grabitësit mbeti i vdekur. Viktima, dyshohet se është me origjinë shqiptare, sipas një dokumenti të gjetur, ndërsa po vijojnë hetimet.
Anëtarët e tjerë të bandës arritën të iknin pasi braktisën mjetin me trupin e pa jetë brenda. "Audi" kishte dritaren e pasme të shkatërruar si pasojë e të shtënave, ndërsa në pjesën e bagazhit u gjetën kutitë e grabitura me cigare.