Një tjetër grabitje me armë dhe maska ka ndodhur në Korçë, në orët e para të mëngjesit. Mësohet se është grabitur kasaforta e një prej biznesmenëve të fuqishëm në Korçë, me iniciale L.L. Dy persona me maskë kanë hyrë në biznesin e L.L dhe kanë marrë paratë. Ende nuk dihet shuma e parave të vjedhura, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.