Një farmaci është grabitur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Siç bëjnë me dije burimet nga policia, ngjarja ka ndodhur sot në orën 18:18, në një farmaci në rrugën “Siri Kodra”.
Të njëjtat burime theksuan se një person i seksit mashkull, rreth 20 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë me armë zjarri, ka arritur të marrë shumën monetare prej 8.000 Lekësh. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.