Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë me dije se grabitja ka ndodhur në një kazino te Zogu i Zi.
Mësohet se grabitës, Ilir Leli, reth 47 vjeç ka arritur të marrë 1 milionë lekë të xhiros dhe më pas është larguar. Menjëherë pas njoftimit, policia është vënë në ndjekje të autorit dhe pas disa minutash ai është arrestuar në një tentativë të dytë grabitjeje, brenda ambientit ku do e kryente atë, në një kazino pranë Prokurorisë së Përgjithshme
Policia ka sekuestruar edhe armën e tipit pistoletë “TT”.