Një market në rrugën “5 Maji” është grabitur nën kërcënimin e armës. 2 persona të veshur me të zeza dhe të maskuar kanë shkuar pranë marketit me një biçikletë. Agresori ka kërcënuar punonjësit dhe pasi ka marrë paratë është larguar me një biçikletë. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por raportohet se shitëses i kanë rënë të fikët për shkak të kërcënimit. Nuk dihet ende shuma e vjedhur nga supermarketi. Policia ka nisur kërkimet me arrestimin e autorit.