Mbrëmjen e së dielës një pikë karburanti është grabitur. Ngjarja është shënuar në kryeqytet, ku nën kërcënimin e armës dy persona, njëri prej të cilëve i armatosur. kanë grabitur pikën e karburantit. Sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja ndodhi në zonën e “Unazës së Re” ku një person i maskuar ka kërcënuar me pistoletë punonjësin e karburantit duke i marre xhiron ditore.
Grabitësi i armatosur nuk ka vepruar i vetëm në këtë grabitje, pasi burime brenda policisë bëjnë me dije se ai është ndihmuar për tu larguar ne drejtim te sheshit “Shqiponja" nga një person tjetër që e priste me motor.
Pas njoftimit për ngjarjen, policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur edhe hetimet për identifikimin e dy autorëve të kësaj ngjarje.