Persona të maskuar kanë grabitur nën kërcënimin e armës një argjendari në Lushnje. Katër persona kanë grabitur argjendarinë, e cila ndodhet në qendër të qytetit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të ditës së diel. Vlera e sendeve të grabitura kap vlerën e 10 milion lekëve . Policia e Lushnjës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.