Një argjendari është grabitur në datën 2 janar . Dyqani mësohet se ndodhet në zonën e City Park, ku persona të armatosur dhe të maskuar kanë realizuar grabitjen e bixhuterive në vlerën e të paktën 200 mijë eurove. Dyshohet se katër persona të maskuar kanë shkuar pranë kësaj qendre tregëtare, kanë lidhur punonjësit e shoqërisë private të sigurisë dhe kanë hapur derën e argjendarisë ku kanë marrë të gjitha bizhuteritë prej ari dhe gurë të çmuar që tregtoheshin në këtë biznes. Punonjësit e policisë janë njoftuar më vonë nga rojet e biznesit dhe kanë bërë kqyrjen e vendngjarjes. Si shenjë e prezencës së policisë në vendngjarje kanë mbetur vetëm këto shenime në xham ku janë siguruar disa gjurmë gishtash. Për këtë ngjarje materialet janë çuar për ndjekje penale me akuzën e shpërdorimit të detyrës punonjësit e shoqërisë private të sigurisë. Policia e shtetit nuk ka bërë publike informacionet mbi ngjarjet.