Një karburant është grabitur në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit. Grabitësit kanë hyrë në pjesën e pasme të ndërtesës së karburantit dhe kanë mundur të hapin kasafortën dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash. Kanë qenë punonjësit e karburantit që kanë sinjalizuar policinë për grabitjen. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnatë.