Roja i një karburanti në qytetin e Lezhës ka mbetur i plagosur si pasojë e një tentative grabitje.
Sipas informacioneve të uniformave blu ngjarja është regjistruar mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:30.
Një person i maskuar dhe me një automjet pa targa ka goditur me sende të forta rojen e karburanti dhe më pas ka mundur të grabis një sasi parash por ende nuk është përcaktuar vlera.
Menjëherë pas ngjarjes, roja është dërguar drejt spitalit të traumës, Tiranë, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.
Blutë ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të rënë në gjurmët e autorit.