Një pikë e këmbimit valutor është grabitur gjatë natës në zonën e Laprakës.
Policia ka proceduar penalisht A. P, V.M dhe L.P ndërsa dyshohet të jenë grabitur 1 milionë lekë, 3 mijë dollarë amerikanë dhe 1 mijë dollarë kanadez. Të proceduarit janë punonjës siguri të një kompanie private të cilët kanë dëgjuar disa herë alarmin por nuk kanë ndëryrë.